S’ka asgjë më të mirë sesa një copë çokollatë – por çdo vit, miliona kg çokollatë shkojnë dëm për shkak se bëhen me atë që duket si pluhur i bardhë.
Dhe tani është zbuluar se ky fenomen i çuditshëm ndodh për shkak të grimcave të yndyrës në çokollatë të cilat dalin në sipërfaqen e saj – dhe krejt për shkak të temperaturës në të cilën e ruajmë atë.

Ta mbani çokollatën në një dhomë me temperaturë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë, bën që këto yndyra të paraqiten, transmeton Gazeta Express.

Duke përdorur rrezet më të mëdha X në një fabrikë në Hamburg, Gjermani, teknikët zbuluan se pluhuri i bardhë del në sipërfaqe përmes çarjeve të vogla në çokollatë, të cilat ndodhin kur ajo nuk ruhet në temperaturën e duhur.