Te njerëzit ekzistojnë dy lloje të dhëmbëve – të qumështit dhe të përhershëm. Janë 20 dhëmbë të qumështit dhe 32 janë të përhershëm, të cilët dallojnë nga madhësia, ngjyra dhe forma.

Në fakt, dhëmbët e qumështit janë dukshëm më të vegjël se sa ata të përhershëm, kanë ngjyrë të qumështit.

Dhëmbët e parë shfaqen rreth gjashtë deri dhjetë muaj pas lindjes.

Për fat të keq, ende është i pranueshëm mendimi se dhëmbët e qumështit nuk duhet të mbahen, pasi do të zëvendësohen me trashëgimtarë të përhershëm.

Është e saktë se ata zëvendësohen me dhëmbët të përhershëm, por është absolutisht e gabuar që dhëmbët e qumështit nuk meritojnë të kenë kujdes të njëjtë si të përhershmit.

Përkatësisht, dhëmbët e qumështit kanë shumë funksione të rëndësishme: ata ruajnë vendin për trashëgimtarët e tyre; nxitin rritjen normale të nofullës, mundësojnë përtypjen, që është parakusht për një sistem të mirë të tretjes, ndikojnë në krijimin e zërit, zhvillimin e qartë dhe të kuptueshëm të fjalëve, transmeton KosovaPress.

Ata po ashtu ndikojnë edhe në pamjen estetike të fytyrës, gjë që ndihmon në zhvillimin e duhur psikik të fëmijës.