Ata faktor politik dhe jopolitik në RMV që e kundërshtojnë propozimin e tanishëm francez-europjan apo që nuk duan të njëjtin ta pranojnë duhet të kenë propozim apo dhe plan të tyre konkret mirë të përpunuar e të elaboruar që do të jetë më i mirë, më i pranueshëm dhe më i favorshëm sa i përket zgjidhjes së kontestit me fqinjin tanë me Bullgarinë. Pra këta duhet të kenë edhe alternativa dhe plane tjera më të mira dhe më të pranueshme për zgjidhjen e kontestit ose nëse nuk i kanë këto atëher këta duhet të qetësohen dhe ta pranojnë propozimin që momentalisht e ofron Bashkimi Europjan me të cilin do të zgjidheshin qështjet e hapura me Bullgarinë dhe i cili nëse pranohet i njëjti nga ana e të gjithë faktorëve të rëndësishëm politik dhe shoqëror këtu në RMV ai do ta hapë munësinë dhe rrugën për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në Bashkimin Europjan. Gjithmonë më së lehti e kanë ata që kunërshtojnë dhe shajnë dicka pa ofruar propozim të argumentuar apo dhe plane me zgjidhje të tjera më të mira dhe më cilësore për zgjidhje konkrete që do të ishin të pranueshme për të gjithë këtu në RMV. E zgjidhjet në rajonin e Ballkanit nuk janë edhe aq të lehta për tu arritur posaqërisht kur bëhet fjalë për konteste shekullore, historike e identitare mes shteteve fqinje. Dhe kontesti konkret me Bullgarinë nuk do të ishte kaq aktual sikur ne të punonim shumë më herët apo më konkretishtë gjatë viteve të 90 apo sikur ti qysh atëherë ti kishim krijuar kushtet për tu antarsuar në BE pra para antarsimit të Republikës së Bullgarisë në të. Po të kishte ndodhur një gjë e tillë atëher Bullgaria tani nuk do të kishte mundësi të na kushtëzonte apo dhe të na shantazhonte ne por ne do ta kushtëzonim apo dhe do ta shantazhonim atë për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsim e saj në BE. Kjo do të mund të ndodhte gjatë viteve 2000 apo më komkretisht deri në vitin 2007 në kohën kur Bullgaria u pranua në Bashkimin Europjan bashk me Rumaninë si shtete antare me të drejta të barabarta. Nëse këtë nuk e kemi bërë atëkohë në raport me Bullgarinë atëher tani ky shtet i yni fqij e bën në raport me ne. A është e drejtë apo jo kjo që e bën Bullgaria ndaj RMV-së tani kjo në raportet ndërkombëtare nuk është edhe aq relevante. Në këtë ambient marrdhëniesh mes shteteve në arenën ndërkombëtare nuk ka kohë e as hapsirë për tu vlersuar Askush në marrdhëniet politike ndërkombëtare nuk mba llogari për intetesat dhe të drejtat e shteteve tjera por më së tepërmi mba llogari për interesat vetanake. A e dini se pse Bullgaria tani na bllokon sepse ky shtet i ka mundësitë dhe të drejtën që ta përdor mekanizmin e bllokimit të vendimeve që asaj ja mundëson statusi i saj i shtetit antar në Bashkimin Europjan. Në të çdo shtet individual ka të drejtë dhe mundësi që ta bllokoj cilindo shtet kandidat të ri që pretendon të antarsohet në Bashkimin Europjan. Pra në të gjitha variantet e mundshme të gjitha shtetet antare të Bashkimit Europjan momentalisht 27 sa janë ato më së shumti do ta mbrojnë Bullgarinë si shtet anëtar sesa RMV-në si shtet kandidat i ri për antarsim në BE. Prandaj në mardhëniet e tanishme politike ndërkombëtare në BE ne nuk duhet të shpresojmë se me Bullgarinë do të arrijmë ndonjë marrveshje më të favorshme më vonë sepse Bullgaria sërish i ka në dispozicion mekanizmat e njejta bllokues në raport me mundësitë e antarsimit të shtetit tonë në BE. Prandaj pse ne shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje më të favorshme dy palëshe më vonë me shtetin fqij. Athua te tabori i kundërshtarëve të propozimit të tanishëm europjan që na është ofruar nga BE-ja që ta pranojmë nuk ka njerëz më të mençur dhe më të vetëdijshëm se marrëveshjet tjera do të mund të jenë edhe më të këqija më të disfavorshme e më të papranueshme. Nëse këta arrijnë të më bindin për të kundërtën atëher edhe unë do ta refuzoj propozimin e tanishëm europjan që është vënë në debat të gjërë publik te ne nga Qeveria e të cilin partitë opozitare po e kundërshtojnë kategorikishtë me arsyetimin se është i dëmshëm për gjuhën, identitetin dhe historinë e kombit maqedonas.

Shkruan:Ejup Berisha