Shkruan: Qenan ALIU

Partia politike është një organizëm i gjallë dhe shumë senzitiv për ta kontrolluar në tërësi. Megjithate z. Ali AHMETI duke u bazuar në disa indicie jo vetëm se kishte sistemuar formulë dhe bashkëpuntor të afërt për ta kontrolluar atë, por edhe vetë kishte shpërfaqur ambicie për tu angazhuar për të ditur edhe për gjëra më të imta se siç vajtin punët në partinë që kryeson.
Pra ambicia e tij për të menaxhuar edhe me gjëra terciare në strukturat e partisë, ndoshta e ka bërë që të “joshet” për të pasur dhe efektuar interesa të ndryshme personale apo më gjërë. Vetë kjo ambicie dhe këto indicie të lënë të kuptosh se AHMETI vërtetë nuk është marrë me kushedi se me çfarë “politike të madhe”, siç ka ditur shpesh herë ta etablojë këtë farsë.

Pra këta indicie sikur e kanë demantuar se ai vërtetë në ciklet zgjedhore ka qenë për të mos u përaçarë dhe për të fituar shqiptarët. Se vërtetë ishte për një opozitë shqiptare të bashkuar siç ka pohuar disa herë, e ndërkaq pas perdeve dhe në ndërvetëdijen e tij të qarkullonin ide thuaja se “monstruoze” për të përçarë partitë opozitare shqiptare.

Është fakt se Ali AHMETI u etablua në skenën politike në një kohë senzitive pas kryengritjes së armatosur në vitin 2001, duke themeluar partinë politike të pagëzuar Bashkimi Demokratik për Integrim. Dhe nga atëherë, duke pasur para syshë strukturimin dhe kohën e ngjitjes në skenë, dorën në zemër, ndonëse ka qenë e vështirë për tu menaxhuar, duke kujtuar këtu mos përvojën e veprimit institucional dhe njohuritë të pa mjaftueshme për sistemin politik të vendit, të cilin pa ja da e konsideroi atdhe të përbashkët.

Varësishtë nga rrethanat, kuptohet çdo lider partie do të rrëshqiste në gabime të natyrave të ndryshme. Dhe kështu edhe z. AHMETI ka rrëshqitur në disa prej tyre , por pa harruar se pati edhe rrëshqitje akrobatike kruciale me VETËDIJE dhe kushudi se për çfarë interesash, mbase edhe prej atyre të ndodhura pa vetëdije e në mënyrë spontane.
Do të jetë thellë i gabuar z.Ali AHMETI, nëse eventualisht mbanë akoma në ndërvetëdijen e tij se shqiptarët nuk janë në dijeni për rrëshqitjet e tij politike me vetëdije për intesesa të ndryshme mbi të gjitha personale dhe klanore.
Janë shumë arsye se PSE duhet kritikuar Ali Ahmeti por NUK duhet OFENDUAR në pikpamje të ulta !?

E PARA- Vetëm HISTORIA nga një distancë kohore do të mund të shkruaj në bazë të fakteve, argumenteve dhe të gjeturave relevante e kredibile, për të dhënë vlerësimin meritor për një figurë të tillë. Zatën sot dhe kurëdoherë cilido shërbim sekret e në veçanti ai sërbosllav, kurdo herë mundet shqiptarëve tjua etablojë një figurë politike si HERO apo si TRADHTAR. Mbase këta shërbime këta konvertime do të mund ti bënin varësisht nga interesat e tyre dhe kështu që ka të ngjarë një “tradhtar” ta etablojnë si “hero” apo një hero si tradhëtar. Por ky justifikim i shkurt nuk e amaniston Ali AHMETIN për ta dislokuar selinë e partisë nga Tetova, sepse dhe vetëm sepse, fatkeqësisht egzistojnë indikacione jo vetëm për ofendime individësh si “l*..shi”, “Ligeni”, “majmuni”, “piskili” etj , por edhe stigmatizim gjeneral të TETOVARËVE në konotacion denigrues. E ku do ta locojë selinë e partisë kupolla partiake mbetet edhe më tutje çështje vlerësimi dhe e brendëshme e partisë.

E DYTA- Juridikisht indicijet nuk janë PROVA, por ata të drejtonë në aksin për të siguruar provat. Dhe në këtë kuptim, materialet e përgjimeve të paligjshme , siç edhe e kam theksuar edhe në vitin 2015, klasën politike e në veçanti kupollën e BDI si parti në pushtet më se një dekadë e kanë mbajtur dhe po e mbajnë PENG. Dhe kur një klasë politike gjindet e KAPUR, ajo është e nënshtruar edhe ndaj shantazheve dhe në këto rrethana barazia e shqiptarëve në RMV do të mbetej në hasra.

Janë disa momentume ( e dihet momentumi është FUQIA E MOMENTIT) që Ali Ahmeti nuk i shfrytëzoi për të reflektuar politikisht, por për çudi mbeti thuaja se pa reflekse gjithmonë duke u arsyetuar se ne po e menxhojmë situatën.
Ikja e këtyre momentumeve e bëri që sot Ali AHMETI të ndejhet pa energji për ta menaxhuar situatën në partinë që kryesonë.

Po si do veprojë Ali AHMETI në kongresin e partisë që siç thuhet duhet të mbahet kah fundi i këtij viti , mbase disa herë i prolonguar ? Integrimi i vendit në NATO do të ishte alibi e vetproklamuar për tërheqje nga skena politike. Por vetëm kjo nuk do të mund tia kompenzonte imazhin e rënuar, madje as fraza se do të ndërtojmë një BDI për njëzet vitet e ardhshme, kur rrëshqitjet gallopante kriminale në dhjetë vitet e kaluara një synim të tillë e bëjnë të pamundur.

z. Ali Ahmeti nuk do të mund ta sanojë këtë rënim imazhi dhe autoriteti po që se do të këshillohet akoma nëpër ndeja e pizzeri me disa të kupollës së tij që tanë natën ngrenë dolli viski e luajnë HANT e ditën kur e rrethojnë ate në tavolinat me plot bollëk ushqimesh i shesin mend se sa e njohin ata politikën, e në fakt ata nuk njohin elementaret e politikës dhe të sistemit politik, përveç formulave të abuzimit me pushtetin dhe për të bërë PARA dhe pasuri gallopante. Megjthate AHMETI kishte qenë në dijeni për të gjitha këto, pra çdo cent kishte qarkulluar me dijen e tij dhe në destinacione përkatëse.

Pra është koha për “BARAZIMIN E Borxheve” . Cili është borxhi që SHQIPTARËT ia dhanë “Abaz Gjukës” dhe cili është borxhi që Ali AHMETI duhet tua kthejë shqiptarëve ?!

* * *