Nё njё video live nё Instagram (meqё u pёrhapёn qё prej mbrёmjes sё djeshme) prezantuesja e njohur kosovare Elita Rudi u vu pёrpara kamerёs pёr t’iu pёrgjigjur pyetjeve qё ndjekёsit kishin pёr tё.
 

Sigurisht tё shumta ishin pyetjet qё kishin tё bёnin me reperin e njohur Gjiko, pёr tё cilin ёshtё spekuluar dhe deri diku ёshtё vёrtetuar qё kanё lidhje. Por kёtyre pyetjeve ajo ju ёshtё pёrgjigjur vetёm pёrsa i pёrket statusit tё tij si reper, ndёrsa disa tё tjera i ka shmangur duke buzёqeshur.

Gjithashtu pa fund kanё qenё edhe pyetjet qё kishin tё bёnin me tё ftuarit e saj nё emisionin “Elite Zone”. Tё gjithё kanё pyetur se kur ajo do tё ftojё nё emision emra tё njohur tё muzikёs, duke pёrfshirё kёtu edhe atё tё repertit Getoar Selimi.

“Pse nuk e merr Getoar Selimin nё emision?” ka pyetur dikush. “Sepse ai nuk pranon tё dalё nё intervista, edhe kur del del nё “Top Channel” ka thёnё prezantuesja, duke lёnё kёtu tё nёnkuptohet edhe lidhja pozitive qё ai ka me bashkёpunёtorёt e partneres sё tij nё televizionin shqiptar.

faa388b53accc5d6f913ecc4f423f6d0