Nga: Donika BAKIU

Ikin të rinjtë sepse dikush merr guximin të të thotë “grise diplomën”, e nga ana tjetër mbahet “akademik”.

Ikin të rinjtë sepse dikush merr guximin e të thotë: “ne kur duam punësojmë në universitet me mesatare 6.2 e ju me 9.8 qëndroni në shtëpi “.

Ikin të rinjtë sepse për një zëvendësim pune nuk ke të drejtë ti, por e bija ose i biri i dikujt që është “i fortë” edhe pse diplomë nuk ka. E më e keqja është se mbahet e fshehur nga të gjithë.

Ikin të rinjtë sepse konkursi hapet në mbrëmje, e mbyllet në mëngjes, e emri i atij, ose asaj dihet se kush do të punësohet.

Ikin të rinjtë sepse punën e një albanologu e bën juristi, e punën e juristit e bën ekonomisti.

Ikin të rinjtë sepse shpresa për këtë vend po shuhet, po vdes, sepse atë e shpresë e kemi  të vrarë ose  e të plagosur rëndë.

Tanimë është koha e fundit para se ky vend  të të zbrazet, është koha e fundit para se të humb e ardhmja. Andaj ne të rinjtë që kemi sadopak vlera, duhet të angazhohemi dhe vendosim për të mirën tonë, për të ardhmen tonë, të shfrytëzojmë të gjitha mundesit që i kemi, që  këtë vend bashkarisht ta bëjmë vend të shpresës për të gjithë.