Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Një cak i grupit ishte anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky, sipas Mehmetit, ishte paraparë të ekzekutohej për shkak të fondit “Vendlindja Thërret” por edhe për shkak të vrasjes në Shqipëri të një luftëtari të madh të UÇK-së.

Se kush ishte i ngarkuar për ta likuiduar Halitin dhe kush i tregoi atij se është cak i një atentati, e mësojmë nga deklarata Shkumbin Mehmetit.