Metaverse, bota e re e internetit që Mark Zuckerberg dëshiron dhe përshkruan, i përket si fantashkencës ashtu edhe një realiteti që merr formë shumë ngadalë, pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve. Megjithatë, siç theksojnë analistët, teknologjia ka ende shumë rrugë përpara.

“Do të ketë mënyra të reja të ndërveprimit me pajisjet që do të jenë shumë më të natyrshme sesa prekja e tastierës ose shtypja e një butoni. Do të bëni gjeste ose do të shqiptoni fjalë. “Do të jetë e mjaftueshme të mendoni edhe për një veprim për ta realizuar atë”, njoftoi i emocionuar themeluesi i gjigantit të mediave sociale.

Miliarderi njoftoi se kompania e tij tani do të quhet “Meta” nga fjala greke “meta”, por si metaverse, ose meta-univers, kjo botë paralele përfaqëson për të të ardhmen e internetit.

Shumë argumentojnë se grupi kalifornian kërkon të largojë vëmendjen nga një sërë akuzash, duke filluar nga keqinformimi deri te abuzimi me një pozicion dominues në tregun e reklamave online.

Por përtej politikës strategjike, metaverse ka të bëjë me pajisjet dhe mënyrat e jetesës të përdorura tashmë nga një pakicë, siç janë makinat autonome, raporton abcnews.al.

Që nga shpikja kufjeve të realitetit virtual të “Oculus Quest 2” një vit më parë (të blera nga Facebook në 2014), rreth 1.87 milionë pajisje janë shitur në mbarë botën, sipas studiuesve të Statista.