Është një fenomen i njohur: pasi të kesh ngrënë drekë, gjumi t’i këputë sytë.

Rreth orës 14:30, shumë punonjës ngadalësohen, ndjehen të lodhur dhe të pamotivuar.

Dhe tani në një studim të ri, shkencëtarët i kanë emëruar fajtorët: proteina dhe kripa, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Trupi sipas shkencëtarëve, kur i konsumon këta përbërës, i minimizon funksionet e tjera.

Sa më shumë që të konsumoni kripë e proteina, aq më shumë do të zhyteni në ushqimin që ju bën të bini në “koma”.