“A mund ta imagjinosh? Bashkëshorti i saj…”, “A e ke parë sa keq dukej ajo dje”, “Ai nuk është njeri i mirë, në fakt”, “Fëmijët e tyre janë shumë të pasjellshëm”.

Janë disa nga frazat që ne të gjithë mund t’i kemi dëgjuar kohë pas kohë, dhe fatkeqësisht të gjithë mund të ndihemi sadopak fajtor se kemi folur të paktën një herë në jetë për dikë prapa shpinës së tyre.

Njerëzit i pëlqejnë thashethemet. Një studim i fundit ka gjetur se bisedat për detajet e vogla të njerëzve të tjerë janë afërsisht 80 % i bisedave, në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.

Pse njerëzit bëjnë thashetheme?

Sipas psikologëve, arsyeja kryesore se pse njerëzit flasin për të tjerët është ndërtimi i lidhjeve shoqërore me të tjerët.

Kur dy persona nuk pëlqejnë të njëjtat gjëra ose njerëzit e njejtë, lidhja mes tyre është më e fortë.

Njerëzit ndjejnë një emocion të caktuar kur ndajnë informacione të besueshme për të tjerët

Njerëzit ndihen më mirë kur flasin për dështimet ose gabimet e të tjerëve, ndihen më mirë sepse krahasojnë veten me ta dhe ndihen më të suksesshëm.

Si t’i ndalim thashethemet?

Duket se thashethemet janë gjithandej dhe ne nuk mund të ndalojmë njerëzit që të kenë këtë shprehi të keqe. Por, psikologët kanë gjetur një frazë të thjeshtë që do të ndal thashethemet.

Sa herq që dikush dëshiron të ju tërheqë në një bisedë negative për një person tjetër, thjesht pyetni.

“ PSE PO MË TREGON KËTË?”.

Kjo frazë duket shumë e thjeshtë, apo jo? Por megjithatë është shumë efektive, transmeton Klan Kosova.

Së pari, sepse e kuptoni se cili është motivi i personit që po ju tregon atë.

Së dyti, kjo frazë e bën bashkëbiseduesin tuaj të kuptojë se ju jeni të painteresuar për të qenë të përfshirë në një bisedë të tillë.

Thashethemet nuk janë një praktikë që shkakton dëm. Por fjalët kanë fuqi, nëse e shpërndani një thashethem ose gënjeshtër për dikë, ato mund të kenë pasoja për personin në fjalë.

Është e rëndësishme që të mbani mend këtë: sa herë që bëni thashetheme, po e lëndoni një person, me qëllim ose pa qëllim.

Andaj herën tjetër që dikush ju shtyen drejt thashethemeve, thjesht kujtojeni frazën e mësipërme.