Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,

Shkaqet e varfërisë janë të njëjta kudo.Nëse shteti nuk ka administratë të mirë, nëse nuk lufton korrupsionin, nëse nuk ka sistem të plotë juridik i cili mbronë të drejtat e njeriut, të drejtat e pronësisë dhe marëveshjet, zhvillimi i atij shteti është i rënuar dhe nuk mund të zgjasë së egzistuari si shtet.

Secili korrupsion është MASHTRIM,rrenë e cila i sakrifikon të mirat publike ose interestat publike në dobi të diçkaje më të ulët.

Korrupsioni jovetëm që e çon shoqërinë në drejtim të gabueshëm por gjithashtu harxhon legjitimitetin e pushtetit, mbështetë llojin e gabuar të udhëheqjes publike dhe paraqet shembull të keq për gjeneratat e ardhshme.

Miq të dashur, për ata që mendojnë se pse njerëzit janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjajshme, po jua kujtojë me një thënje të Nikola Makiavelit me të cilin e përmbyllë këtë pasazh timin ;

* * *

,,Ata tëcilët flasin se njerrëzit e sotëm janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjajshme duhet të kuptojnë që kjo ka ndodhur për shkak se njerëzit kanë marë shembull nga SUNDUESIT E VET ,, .

* * *

Ky pasazh ka të bëjë edhe për Maqedoninë si shtet dhe shoqëri ku ish kryeministri, disa ish ministra dhe ministra aktual, shumë kryetarë komunash dhe udhëheqës tjerë të zyrave të larta publike të vendit ,fatkeqësishtë janë marrë SHEMBULL nga njerëzit që janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjashme të abuzimeve.

Sot jetohet me kod tjetër mental, për ta deformuar shoqërinë në skajshmëri, fundja pse të jetë një qytetarë lojal ndaj taksave të shtetit kur kryeminstri është mashtrues, pse të jetë lojal qytetari ndaj pushtetit lokal kurë i pari i komunës është hajdut dhe pse të jetë lojal qytetari ndaj sistemit kurë nuk ndjehet i barabartë dhe ate sistem po e rrënojnë të parët e vendit.

Pra një shtet me sistem juridik plotësisht të ruinuar, mund të prodhojë mentalitet të frustruar tek qytetarët, ndërsa pa funksionim të DREJTËSISË shoqëria mund të prodhojë pushtetarë huajdutë të cilët edhe pa pushtetin do të sillen si kopukë.