Në telefon mund të hyjnë hakera: informacioni që përmban telefoni, duke nisur që nga lista e emrave dhe të gjitha të dhënat e tjera personale, fotot apo edhe adresat e shënuara mund të shkarkohen në kompjuter nga smartphone”, – thotë Eric Tong, manaxher i përgjithshëm dhe themelues i Tech Armor. “Mjafton kaq që një hacker të të “shkatërrojë” telefonin.”

“Duke karikuar iPhone në kompjuter, po kështu mund të dëmtosh edhe baterinë e kompjuterit (nëse laptopi nuk është vënë në prizë), sepse telefoni merr fuqi nga bateria e laptopit”, – shton më tej Tong.

Ka edhe diҫka tjetër për të shtuar: sigurohu që karikuesi i telefonit të ketë simbolin e certifikimit MFI (për iPhone). Nëse nuk është i certifikuar nga MFI, atëherë telefoni nuk do të jetojë shumë gjatë në gjendje normale pune”, – thotë Tong.