Kryqëzimi i këmbëve, është një pozitë shumë e zakonshme që njerëzit bëjnë kur ulen, madje shumë persona e bëjnë këtë gjë automatikisht.

Kjo pozitë është shumë elegante dhe seksi, por jo shumë persona e dinë se çfarë shkakton kryqëzimi i këmbëve në shëndetin tonë.

Nëse i mbani këmbët e kryqëzuar për disa orë, atëherë mund të krijohet ndjesia e një paralize nervore, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2010, shumë studime kanë provuar që kur ulesh dhe i mban këmbët kryq për një kohë të gjatë, rritet presioni i gjakut. Edhe nëse nuk keni probleme me tensionin e gjakut, nëse shmangni uljen në këtë mënyrë atëherë do të mund të parandaloni edhe çrregullime të tjera të qarkullimit të gjakut.

Një nga arsyet për këtë gjë është se kur vendosni njërën këmbë mbi gjurin tjetër, atëherë gjaku qarkullon nga këmbët në gjoks, dhe kjo rezulton që të ketë sasi më të madhe të gjakut që pompohet nga zemra dhe kjo e rrit presionin e gjakut.