Pse po forcohet Frangu zvicran?

Pavarësisht normës së ulët rekorde të interesit dhe ndërhyrjes në tregut monetar, frangu zviceran mbetet i mbivlerësuar, sipas mendimit të Bankës Nacionale të Zvicrës SNB.

Shkalla e tanishme e frangut kundrejt euros ishte 1.0839 franga, ndërsa kursi i këmbimit me dollarin amerikan ka mbetur në 0.9628 franga.

Tashmë monedha zvicerane  është forcuar sidomos në muajt e fundit, pas vendimit për të dalë Britania e Madhe nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, statusi i frangut, si një strehë e sigurt në kohë të pasigurisë, nuk është arsyeja e vetme për forcimin e valutës zvicerane.

Analistët zviceranë, sipas Bloomberg, thonë se shkaktarët kryesorë për forcimin e frangut janë vetë zviceranët.

“Në vija të përgjithshme, rreth gjysma e hyrjeve të kapitalit ka ardhur nga shtetasit zviceranë, që do të thotë se ata kontribuojnë në masë të madhe në forcimin e frangut,” thonë analistët ekonomikë në Credit Suisse, përcjellalbinfo.ch.

Statistikat thonë se familjet e tyre, duke mbajtur një rekord të letrave me vlerë në franga, janë konvertuar në 70.4 për qind. Nga ana tjetër, pjesa e fondeve të pensioneve zvicerane në portofolin e aseteve përbëhet në monedhën vendëse.

Këtu janë dy arsyet makroekonomike që forcojnë frangun zviceran.

Norma e interesit për depozitat e SNB-së është -0,75 për qind, shumë më e ulët se norma e njëjtë në Bankën Qendrore Evropiane.

Në anën tjetër, Fondi Zviceran regjistroi një suficit prej gati 11 për qind në krahasim me mesataren e vendeve që përdorin euron me vetëm 3.2 për qind.