Nga Remzi MEHMEDI

Të thuash më fal është vetëm një shprehje, kërkimfalja e vërtetë bëhet me mospërsëritje të veprimit të njëjtë. Poashtu të konstatosh shpesh që statusi i shqiptarve në këtë vend është i mjerueshëm dhe se nga ky kaos mund të dilet vetëm me bashkërendim dhe bashkëveprim të më shumë faktorve politik dhe jopolitik shqiptarë dhe nga ana tjetër kjo të pengohet në menyrë direkte apo indirekte, po të mos jetë naïve, sigurt është dashakeqe. është e vërtetë që partisë në pushtet i shkon në favor që fokusi i diskutimit politik të jetë rreth temës së bashkimit opozitar duke u përsëritur si “mundësia e vetme” për të fituar opozita por është po aq e vërtetë se edhe ata që shpikin të qenën e të paqenën për ta penguar këtë bashkim nuk ka si të mos jenë në harmoni me qëllimet e atyre qe duan të mos ndodh bashkimi. Ҫështja e këtij bashkimi opozitar kaq të dëshiruar dhe te nevojshëm për shqiptarët për vite me rradhë po qëndron mes apeleve të përgjithshme të shumëkujt, ironizimit të pushtetarve, skeptikve, të atyre që duan të “lëvrojnë arën” duke ndejt nën hije, fjalve të bukura të kalemxhinjeve për të cilët gëzohemi që i kemi dhe te atyre që në mënyre konkrete dhe me shumë përkushtim veprojnë në realizimin e këtij qëllimi. Të gjithë kan të drejtë në mënyrën e vet, po njëjtë si edhe përgjegjësi, megjithatë të drejtën dhe prëgjegjesinë kryesore e kan politikbërësit, ata të cilët kan marrë mbi supe realizimin e një platforme të caktuar politike dhe arsyetojnë në një mënyre apo në një tjetër nevojën e bashkimit opozitar. Nuk i merret askujt e drejta për të dhënë një mendim, mirëpo politika si arti i së mundshmes, është edhe sakrificë, guxim dhe veprim konkret për ti thënë ndal një të keqeje dhe per te vazhduar nje rrugë të mbarë pas së cilës merren meritat apo mëkatet. Po njëjtë nuk është mëkat, madje është e drejtë dhe guxim të kërkosh të bëhesh edhe deputet për tu dalë në ballë kërkesave të atyre që përfaqëson por sigurisht që kjo nuk bëhet duke dhënë ligjërime të bukura apo të shëmtuara por pa guximin për të dalë në “mejdan” për të kërkuar legjitimitetin e sovranit. Jam dakord që dikush politikbërjen e paraqet si shëmtinë më të madhe që ekziston sepse përmes kësaj përpiqet të mbaj larg të ndershmit, të moralshmit, mësuesin, profesorin, mjekun, shkrimtarin dhe të tjerë por ama jo ҫdo kush bie pre e kësaje gracke dhe pavarësisht etiketimeve që mund ti vishen, merr për sipër që atë që e thotë bukur të përpiqet ta shëndrron në vepër. Mirëpo kjo rrugë kalon përmes ca rregullave, fillon nga ty në lagje, në fshat e ne qytetin ku jeton, duke ju nënshtruar një rendi legal dhe legjitim të një përzgjedhje strukturore nga të ngjashmit nga ku edhe merret e drejta për të përfaqësuar fillimisht strukturat me pas edhe popullin nëse ai vendos të të legjitimon. Por kjo asesi nuk bëhet duke u vetëshpalle si kryeopozitar, duke vetëzgjedh një organ të ashtuquajtur opozitar nga se kjo, ndonëse askujte nuk i humb afinitetet tjera personale në fusha të caktuara por ama në aspekt të përfaqësimit politik sigurisht që më legjitim dhe legal e bën një kryetar të një nëndege të cilësdoqoftë partie politike se sa një person të vetëshpallur për kryeopozitar qoftë ai edhe shkrimtar i vlerësuar. Për hirë të korrektësisë të tillëve edhe në situata tjera nga parti të ndryshme u janë ofruar pozicione konkrete të mundësisë për të qenë të zgjedhur për të përfaqësuar por ҫuditerisht i kan refuzuar!!! Të tillët janë vetëzgjedhur për kryeopozitar dhe i janë future “misionit te bashkimit” të kësaj opozite por në momentin kur nuk ka shkuar sipas planeve të tyre ata sot dalin dhe anatemojnë këtë bashkim!!! Duhet qenë të vetëdishëm që secila kapele nuk është adekuate për ҫdo kokë prandaj në kësi rastesh nuk është faji të kokat që janë të ndryshme por te ata që vetëzgjedhin të qepin kapela vetëm sipas modelit të tyre. Deri sa dikush mjegullon me këtë situatë të turbullt politike, dikush injoron, të tjerë apelojnë, megjithatë dikush që vërtetë ka barrën e realizimit të nevojës dhe dëshirës së shumicës së shqiptarve vepron në mënyrë konkrete duke krijuar Aleancë për Shqiptarët për synim të barabarësisë së plotë kushtetuese të shqiptarve në këtë vend dhe vazhdon përpjekjet me shumë përkushtim që kjo Aleancë për Shqiptarët të zgjerohet edhe më shumë me shqiptarë opozitar të organizuar apo si individ por që për emrues të përbashkët kanë artikulimin sa më të fuqishëm të përfaqësimit dinjitoz të shqiptarve. Natyrisht që kësaj iniciative dhe këtij qëllimi nuk do ti bashkohen ata të cilët kan zgjedh të vetëmohohen duke parë shpëtimin tek ata të cilët na kan sjellë deri në këtë gjendje, as ata të cilët janë nën hipoteka të ndryshme politike por do i bashkohen vetëm ata të cilët për emrues të përbashkët kanë barabaresinë e plotë të shqiptarve në këtë vend. Të gjithë të tjerët do të vazhdojnë të mjegullojn, t shpikin të pa shpikurn, të krijojnë modele të paqena por jam i bindur që të gjitha këta do të përfundojnë si përpjekje dështuese dhe dëshpruese të tyre, madje do të determinojnë që Aleanca të zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë që me dinjitet edhe më të madh të përfaqesojë shqiptarët dhe të realizoj barabarësinë e plotë si e drejte e pakompromis dhe e natyrshme e shqiptarve në këtë vend.

© fol.mk