NGA: Qenan ALIU

Vini re ; Të parët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë fjalimshkrues. Kuptohet, ata janë kompetentët të vendosin për të lexuar një tekst për një rast përkatës me sugjerimet dhe ndërhyrjet e tyre, por së paku në evente apo ngjarje shumdimensionale duhet te kenë përpara tekstin e shkruar të sinkronizuar nga fjalimshkruesi. Kjo jo vetëm se është bonton dhe protokoll i paraqitjeve moderne përpara publikut, por askush e as ata nuk mund të jenë të gjithdijshëm për lëmijë të caktuara.

Teksti i shkruar, me përmbajtje dhe mesazhe konkrete dhe të qëndrueshme dhe me një lexim përkatës, bartet me besueshmëri dhe seriozitet tek publiku që po e dëgjon dhe e ndjekë.

Ju lutemi, pse po rrjedhë kjo nonshallancë dhe prepotencë tek liderët e partive politike? Pse ata ndjehen të gjithdijshëm dhe karizmatik, apo nënvlerësojnë intelegjencën e atyre që po i dëgjojnë apo ndjekin !

Ja shkurt disa konstatime :

Ali AHMETI- Po të skrinoni fjalimet e tij plot 17 vite rradhazi në një softer, do të keni gjetje jo më shumë se tridhjetë fjalive, të cilat përësriten në forma e stile të ndryshme. Nuk ka mesazhe, nuk ka njohje të sistemit politik dhe aparatit shtetëror, gjithçka me të dëgjuara apo i konsultuar nga dikush, plot boshllëqe, jo konsistencë dhe përplot ironi të fshehura në mes rreshtave.
Ajo që e veçonë është paraqitja e urtë dhe pa ofendime klasike.Kjo është tipar i çmuar në politikë. Disi shpërthen nga njëherë por ashiqare duket se nuk ka diçka serioze sepse e bënë në momente të caktuara sa për bllof.

Pra vokabulari dhe diskursi përplotë me populizëm demode, me dëllenja, lisa të lart, shkëmenj të fortë, kobure, gjak, liri, demokraci, thesar e vlera të pa zbëthyera deri më sot.

Ziadin SELA- Oratur i mrekullueshëm dhe pak më i kujdesur ndaj gjuhës shqipe. Shpërfaq sens politik por shpesh herë potencon diçka krucilae në kohë dhe vend të gabuar. Pra
thot diçka sot e që sipas taktikave dhe praktikave politike duhet ta thotë pas një jave. Nuk është mjaft, por ka filluar të plotësohet kohëve të fundit. Lexova se sot në Konferencën zgjedhore të rinisë së ASH-së në Tetovë kishte dy mesazhe brilante. por përsëri Ziadin Sela edhe në këtë event mjaft të rëndësishëm kishte dalë para Aëeancistëve të rinjë pa tekst përpara vetes dhe me retorrik dhe diskurs klishe.Jo shum me diçka të re.

Bilall KASAMI- Po ashtu shpesh pa tekst të shkruar. Në shikim të parë duket se gjërat i thotë nga zemra dhe me njohuri jo mjaftueshëm të etabluara në opinion. Zotëron stabilitet për të thënë gjëra të mëdhaja, por nuk ka ushtruar stilin përkatës që ato ti thotë në formë më bindëse për publikun. Pra është e nevojshme të apsorbojë konsulta dhe teknika për paraqitjet e tij. Një skrining po ashtu do ta nxjerte të përsëritshëm për çështjet që janë botërisht të njohura.

Menduh THAÇI- Një orator brilant por me jokonsistencë në prononcimet e tij.Shpesh herë e thotë të vërtetën por nga jokonsistenca e tij duket i pabesueshëm. Kohëve të fundit mundohet të mos përsëritet por duket i konsumuar në diskurs si rezultat i lodhjes për mbijetesën në skenën politike. Ka lëshuar shansin të mësoj diçka më shumë nga filozofia politike dhe diskursi platonik i Arbër Xhaferit.

Afrim GASHI- Ka modesti dhe urtësi, por edhe ky pa tekst të shkruar. Nuk është i kjartë në sqarime, shpesh duket konfuz.Nga distanca duket i shtrënguar sikur do të duhet ti raportoj dikuj për ate që e tha dhe në vazhdimësi duket në stres duke u prononcuar apo intervistuar. Ndoshta njohuritë i gëlltiten nga stresi për raportimin që duhet ta bëjë. I mungon eksperianca, por megjithate ka një formësim për të qenë i parë por me urgjencë duhet të largoj stresin për raportin. Duhet të ndjehet i lirë dhe komod për platformën që prezenton. Duhet theksuar se për pak kohë ka sharuar me konsistencën. Ka shpërfaqur dy tre kakafoni politike me plot parodi.

E për kundër këtyre nga disa lider tani më të ndjerë, vërtetë bota e internetit ka veçuar disa mendime brilante që po sfidojnë dhe do të sfidojnë kohëra dhe establishmente politike në Maqedoninë e Veriut.