Pse të pasurit vëlla të madh është gjëja më e mirë që mund t’ju ndodh

Ata që rriten duke pasur vëllezër më të mëdhenj e dinë se kjo gjë është e vështirë, por njëkohësisht edhe një prej gjërave më të mira që mund t’ju ndodhë.

Ndonjëherë vëllai i madh mund t’ju bëjë nervoz, por gjithmonë do t’ju dojë pa kushte dhe ka shumë arsye pse nuk duhet ta merrni si të garantuar prezencën e tij në jetën tuaj, transmeton Telegrafi.

Vëllai i madh ju ka njoftuar me sportet

Vëllezërve u pëlqen të jenë garues dhe të pasurit vëlla të madh nënkupton se do ta keni një partner sporti pothuajse gjatë tërë fëmijërisë.

Nëse ju pëlqejnë aktivitetet sportive, shanset janë se keni shumë kujtime duke luajtur me vëllanë e madh.

Ai ju mëson si të bëheni ‘cool’

Vëllai i madh ka ndikim të madh në jetën tuaj dhe me siguri se mbështetjen e tij e kërkoni tërë kohën.

Ai do t’ju mësojë për trendet e fundit, për muzikën dhe si të silleni ‘cool’ pa e turpëruar vetveten.

Vëllai i madh mund t’ju mësojë si ta mbroni veten

Vëllai i madh do t’ju mësojë çdo gjë që din për jetën dhe misioni i tij është t’ju bëjë person që nuk frikësoheni.

Vëllezërit e mëdhenj e kanë tendencën të mos ju lënë të papërgatitur.

Edhe ju i konsideroni si shokë, shokët e vëllait dhe të gjithë ata mund t’ju mbrojnë

Jo vetëm se do t’ju mbrojë vëllai i madh, por të gjithë miqtë e tij do të jenë aty nëse jeni në telashe.

Shokët e ngushtë të vëllait do t’ju trajtojnë si një prej tyre, prandaj kjo është gjë e mirë.

Nuk ju lejon t’i bëni të njëjtat gabime si ai

Vëllai i madh gjithmonë do të jetë një hap para në jetë, në aspektin e përvojës, dhe atë eksperiencë do ta përdor për t’ju mësuar se çfarë duhet të bëni e çfarë jo.

E din se çfarë është më mirë për ju

Ndonëse mund t’ju ngacmojë herë pas here, vëllai i madh asnjëherë nuk ju lejon t’i merrni vendimet e gabuara.

Ai gjithmonë do të sigurohet se do të jeni në rrugë të duhur dhe ta bëni gjënë e duhur.

SHPËRNDAJE