PSE TETOVA GJENDET NË GJUMË ? Miq të dashur, Tetova qyteti me Dy Universitete, Tetova qyteti me shumë shkolla të mesme e fillore,Tetova me qendër kulturore,Tetova me Shkumbinin e ndotur, me deponitë e egra në hyrje të qytetit, Tetova me unaza plot, bulevare plot sa po thahen drunjt të mbjellura një vit më parë , në vitin vijues shkulen dhe mbjellen të tjera, kështu ndodh edhe me lulet sepse ata vyshken pa ujë, Tetova me ajër të ndotur bile të helmuar dhe prapë mbetet në gjum të thellë. Kurrë do të PROTESTOJ Tetova për arbitraritetin e Gjorgje Ivanovit , kundër vendimit të tij për falje të kriminelëve e hajdutëve ? Tetova a nuk kontriboi në buxhetet e shtetit që i shpërdoruan hajnat pa fije turpi ? Pse Tetova rinë e heshtur kurë Ivanov u shëndrua në imperator, ai pa ligj fal hajdutë e kriminel. Ai sillet se sheti është i tyre,dhe se ai për të vetët mund të bëjë çfarë të dojë e kurë të dojë bile edhe si të dojë. Pse Tetova të ri heshtur ndaj autoritarizmit të Nikolla Gruevskit dhe mexhnunllëkut të Ivanovit , kurë në te frymojnë Dy Universitete me mijëra student dhe me përplot resurse akademike të cilët për fat të keqë shumica apsolute e tyre po rinë heshtur ,të stepur dhe të frikuar ? Miq të dashur, një poet tetovar tani më i ndjerë kishte një poezi të cilën e kishte titulluar ,,Në Tetovë shtëpi të keshë,, , po të ishte gjallë do të inspirohej si shpirti i poetit dhe do të shkruante NË TETOVË PROTESTË TË KETË !