PSP demanton OBRM-PDUKM-në: Edhe partia e Gruevskit votoi për këtë institucion

Prokuroria Speciale Publike i ka dënuar ashpër dyshimet e OBRM-PDUKM-së të thëna sot në kumtesën e kësaj partie, se ky institucion ka lidhje me LSDM-në.

‘Në këtë rast them se kjo Prokurori Publike, si institucion i pavarur dhe profesional, është farmuar me Ligj për të cilin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka votuar gjithsej 111 deputetë, duke përfshirë edhe deputetët nga partia e OBRM-PDUKM’, thonë nga PSP.