Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të përfshihet gjithashtu në grupin e punës për ndjekjen e komunikimeve. Ky propozim u miratua nga qeveria në seancën e djeshme, përcjell Fol.

Vendimi është në bazë të nevojës për grupin e punës, që të përfshihen përfaqësues nga PSP, nga Drejtoria për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit që do të thirren sipas nevojës. /Fol/