Në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të dorëzoj raport të punës së kryer deri tani. Ky raport vlen për periudhën 15 shtator, 2017 – 15 mars.
Ky është raporti i pestë me radhë që e përgatit PSP-ja, ndërsa në komision është lënë në pikën e fundit të rendit të ditës.

Katica Janeva, kryesuese e Speciales, pritet që ta bëjë prezantimin e këtij raporti.