Prokurorë nga PSP ditën e djeshme kanë hyrë në Spitalin Klinik të qytetit të Manastirit për të grumbulluar informacione që kanë të bëjnë me tenderët e realizuar në vitet e fundit.
“ Prokurorët e PSP-së kanë ardhur në spital për të marrë dokumentacionet për tenderët e shpallur nga ministria e shëndetësisë, jam në pritje që t’i këmbejmë numrate celularëve nëse ju duhet gje jam aty”, kështu është shprehur drejtori i Spitalit Klinik në Manastir.

Madje ai ka hedhur poshtë të gjitha informacionet se administrata e spitalit disa orënuk i ka pranuar prokurorët specialë,po potencon se nuk janë fshehur nga ato pasiqë, sipas tij, gjërat dhe punët i kanë shumë transparente.