Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore Shkup 1 sot pasdite me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike ka sjellur vendim për të ngrirë pasuritë e pronarit të “TRANSMET” , Sead Koçan kundër të cilit është duke ngritur rasti “Trust”, dhe i cili është aktualisht në arrati.

Sipas informacioneve të ‘Aktuelno’, vendimi që përfshin ngrirje mbi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, llogaritë e kompanisë “TRANSMET”, TV Nova dhe disa kompani ku ai ka aksione, dhe llogaritë e tij private, menjëherë pas vendimit është dërguar në Prokurorinë Speciale Publike.

Sead Koçan është në “Udhëtim zyrtar” që nga 9 marsi.