Prokuroria Speciale Publike për momentin është duke punuar në 68 raste në procedurë parahetimore në bazë të bisedave të incizuara në kohëzgjatje prej 13.200 orëve, thuhet në raportin më të ri gjashtë mujor të PSP-së.

PSP njoftoi se ka zbuluar edhe 66.909 audio fajle të incizuara e pastaj të fshira, me çka numri i përgjithshëm i incizimeve ka arritur 606.555 biseda, aspo siç quhen në opinion “bomba”, shkruan Gazeta Lajm. Është analizuar përmbajtja e 272.950 bisedave, respektivisht 45 për qind e numrit të tyre të përgjithshëm, prej të cilave për 90.618 biseda është konstatuar se janë biseda private.

“Bomba” më interesante që është publikuar deri tani, sipas lexuesve shqiptarë, është “bomba 38”, kushtuar kryesisht skandaleve të funksionarëve të BDI-së.