Mbrojtja dhe prokuroria në rastin Fortesa2 e dhanë fjalën përfundimtare. Prokuroria Speciale kërkoi nga gjykata që në momentin që të kapet Goran Grujovski të burgoset menjëherë pasi është ideator dhe urdhërues i shkatërrimit të provave ku figuronte përgjimi i paligjshëm, raporton SHENJA.
Për të punësuarat në DSK që akuzohen për shkatërrimin e materialeve, Lençe Ristovska kërkoi masa alternative të kujdesit.
“Mbaj mend se ishte fundi i vitit 2016 kur e kuptuam se sistemet e përgjimit janë të shkatërruara. Kuptohet motivi përse është shkatërruar pajisja që të pengohet zbulimi i personave që kanë bërë përgjim. Në këtë proces arritëm të dëshmojmë se të akuzuarit, Goran Grujovski dhe administratorët kanë shkatërruar dokumente zyrtare. Provat e nxjerra e vërtetuan tezën tonë. Goran Grujevski ka shkatërruar pajisjet. Të akuzuarit të shpallen fajtor ndërsa Goran Grujevski të dënohet me dënimin më të ashpër, me burg pasi e ka keqpërdorur pozitën dhe fuqinë. Grujovski iku nga shteti për të shpëtuar veten, dhe e la familjen”, ka thënë prokurorja Len¬çe Ristovska.