PSP kërkon bashkim të sërishëm të procedurës për Jankullovskën në “Target Fortesa”

Me vonesë prej 40 minutave për shkak të mospajtimeve në lidhje me anulimin e terminit për shkak të gjykimit të mëparshëm për “Monstra” filloi seanca e sotme për lëndën “Target Fortesa” e PSP-së. Në gjykim janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre.

I akuzuari Trajçe Pelivanov nga PSP kërkoi që të revokohet vendimi i mëparshëm për veçimin e procedurës për Gordana Jankullovskën dhe përsëri të bashkohet procedura, sepse Jankullovska tashmë po paraqitet në seanca tjera dhe është ndërprerë shkaku për të cilin ishte veçuar procedura.

Gjykata mori vendim që në seancën e ardhshme të sjellë vendim për bashkimin e sërishëm të procedurës për Jankullovskën dhe së pari ta pres vendimin e Apelit për Goran Grujoskin.

Prokurorja Lençe Ristovska tha se PSP-ja siguroi një numër të madh të materialeve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve të cilët e zgjedhin dilemën se kush, në çfarë mënyre me cilat mjete dhe motive e kishte realizuar përgjimin joligjor. Do të vërtetojnë se është bërë vepër penale shoqërim kriminal dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DZK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk është dhënë urdhër gjyqësor. Komunikimi ishte përgjuar para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të vendimeve gjyqësore të 1.451 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.