Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot dorëzoi kërkesë për largimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Jangellovskin. Prej aty informojnë se kërkojnë largimin e kryetarit të kësaj gjykate për shkak se ai është i përfshirë në bisedat e publikuara telefonike – “bombat” e LSDM-së, dhe atë në periudhën kur e ka kryer funksionin e kryetarit të Gjykatës Supreme.

“Në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, paanshmëria e gjykatës është njëra nga themelet e garancisë të së drejtës në një gjykim të drejtë, kështu që çdo dyshim për anshmëri duhet të largohet”, thonë nga PSP-ja

Prej aty precizojnë se në bisedat e përgjuara, Vangellovski, duke qenë në funksion të kryetarit të Gjykatës Supreme, ka biseduar me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”.

“Frika rreth paanshmërisë së Vangellovskit krijohet në bisedat e publikuara me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”, në kohën duke qenë kryetar i Gjykatës Supreme. Kjo bisedë vë në dyshim paanshmërinë e gjykatësit Vangellovski të veprojë sipas tipit të tillë të lëndëve, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesimi i tij i mëparshëm për zgjidhjen e problemit në drejtim të caktuar”, ka shkruar prokurorja Katica Janeva në kërkesën për largim.

Jangellovski është ulur në karrigen e kryetarit të Gjykatës Supreme, pas asaj në intervistë për Televizionin 24 pranoi se zëri në bombën e publikuar është i tij, gjegjësisht biseda e tij me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievskin është e besueshme.

I pyetur për kumbarinë me Trajko Veljanovskin, Vangellovski pyetjes së gazetares iu përgjigj: Mundet që edhe juve të ju bëhem kumbar nëse doni, me rëndësi është profesionalizmi.