Pr

okuroria Speciale Publike ka demantuar informacionet se janë duke hetuar prokurorin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vladimir Miloshevski.

”Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka parashtruar padi ndaj prokurorit të Prokurorisë Publike Vladimir Miloshevski dhe për persona tjerë të pa njohur deri tani. Ne si Prokurori Speciale Publike nuk jemi duke hetuar persona por për ngjarje që lidhen me këtë prokurori dhe me punën e tyre si tërësi për të shikuar a ka ndonjë shkelje ligjore dhe a ka krim të organizuar. Për këtë themi se nuk janë të vërteta informacionet se jemi duke e ndjekur Vlladimir Miloshevskin.” thonë nga PSP për agjencinë meta./Telegrafi/