Çdo ditë rritet numri i kërkesave të qytetarëve, që adresohen deri të Prokuroria Speciale Publike e që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme. Deri sot kanë arritur 81 kërkesa ku qytetarët interesohet se vallë numrat e tyre kanë qenë caku i përgjimeve të paligjshme. Kërkesa kanë të bëjnë me gjithsejtë 245 numra telefonik, njofton PSP, transmeton Portalb.mk.

“Njoftojmë opinionin se secili që është i interesuar mund të dërgojë kërkesë deri te ne, ku duhet ta shkruani numrin e telefonit ose numra të telefonit për të cilat dyshoni se kanë qenë cak i përgjimeve. Në kërkesë është e nevojshme që të parashtrohen edhe emrat e atyre që i kanë përdorur numrat dhe kontaktet e personave. Kërkesat mund të parashtrohen personalisht, nëpërmes postës ose në mënyrë elektronik”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Kërkesat e deritanishme për shqyrtimin e numrave të telefonit janë në proces e sipër dhe po sigurohen fakte, parashtruesit e kërkesave do të njoftohen për rezultatet e hetimeve.

Nga aty njoftojnë se së shpejti do të paraqiten në publik me të dhëna tjera për punën e PSP-së..portalb