Pari Sen Zhermeni ka njoftuar se është blerë kontrata e sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi i cili është bërë lojtar i kampionit francez. Marrëveshja vlen deri më 30 qershor 2024.

Sipas “Skaj Italia”, klubi parisien do të paguajë 50 milionë euro për 27 vjeçarin argjentinas i cili ka qenë në Paris si huazim.

Milanezët mund të marrin edhe bonuse nga shtatë milionë euro.

Ikardi ka 20 gola dhe katër asistime në 31 ndeshje për PSZH-në në sezonin 2019/20.