Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka dhënë deklaratë për PlusInfo për të komentuar zërat se tek shtëpia e deputetes Frosina Remenski janë gjetur dokumente për rastin “Monstra” duke kërkuar fakte lidhur me rastin “Haraçi”, ku edhe Remenski është e dyshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë bastisjes së personit të dyshuar janë gjetur dokumente dhe për këtë janë njoftuar institucionet nga të cilat kanë dalë këto dokumente. Dokumentet për rastin që ju bëni pyetje (rasti “Monstra”), nuk janë gjetur gjatë bastisjes” thonë nga PTHP.

Gjithashtu, gjatë bastisjes janë gjetur edhe dy telefona celular, të cilat janë konfiskuar dhe janë dhënë për tu hetuar brendësia e tyre.