AC Milan dhe Inter do të ndeshen në “Derby della Madonnina” të 208-të në histori, në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Për Milanin një mungesë e madhe do jetë Bennacer i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Europa League.

Për Interin nuk do të ketë shumë mungesa, Sensi është i lënduar dhe Arturo Vidal është në dyshim por ka gjasa që të paraqitet në derbi, edhe pse sipas mediave italiane, Conte është duke preferuar të fusë Eriksenin në lojë pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit nga danezi.

Më poshtë edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave