Nxënësit që nuk kanë pajisje TI-së për të ndjekur mësimin onllajn përmes platformës, do të shikojnë klasat në Radio dhe Televizionin e Maqedonisë së Veriut, të cilat çdo ditë do të tregojnë video 15-minutëshe për çdo orë mësimore. Orët mësimore do të fillojnë në orën 08:30 sipas orarit të caktuar për çdo paralele, të përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Ministrja Milla Carovska i postoi në Fejsbukun e saj oraret e klasave nga klasa e parë deri në të nëntën për mësimdhënie në televizion dhe shkroi se përmbajtja edukative do të jetë në dispozicion për të gjithë fëmijët, ndërsa nga nesër mësuesit do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit e tyre.