Një protestuese e cila u qëllua për vdekje të mërkurën nga Policia e Capitol të SHBA-së kur protestuesit sulmuan ndërtesën është identifikuar si një grua nga San Diego.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ashli Babbitt, një banore 35-vjeçare e Ocean Beach, ishte në Uashington, D.C., duke protestuar ndaj humbjes së presidentit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020, sipas kunatit të saj Justin Jackson.

Jackson tha se ai ka qenë në kontakt me policinë, por tha se ata nuk i thanë atij saktësisht se çfarë ndodhi dhe thanë se ai nuk e dinte se çfarë do të justifikonte të shtënat.

“Ashli ishte besnike dhe jashtëzakonisht e pasionuar për atë në të cilën ajo besonte. Ajo e donte këtë vend dhe ndjehej e nderuar që kishte shërbyer në Forcat tona të Armatosura. Ju lutemi mbani familjen e saj në mendimet tuaja dhe respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe”, ka thënë Jackson për NBC 7.

Sipas shefit të Policisë, Njësia e Punëve të Brendshme e departamentit po heton të shtënat.

Babbitt ishte një veterane e Forcave Ajrore e cila shërbeu në turne të shumta në Lindjen e Mesme.

Postimet e saj në Twitter përfshijnë mbështetje për Trump dhe fotografi të saj në tubimet lokale pro-Trump.

Ndërkohë një grua që besohet të jetë Babbitt u pa në një video virale duke u përpjekur të ngjitej përmes një dritareje të thyer të ndërtesës së Capitol kur u qëllua.

Disa pamje tjera gjithashtu treguan gruan të mbuluar me gjak dhe që po trajtohej nga ndihmës mjekët të cilët e zhvendosën atë në një barelë larg ndërtesës.