Neto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor, në shkurt të vitit 2019, arrin 24.192 denarë dhe shënon rritje prej 4,5 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja i detyrohet para se gjithash, rritjes të neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor në sektoret e veprimtarisë mbrojtëse shëndetësore dhe sociale për 11.6 përqind, transport dhe deponim për 10 përqind dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim për 8.5 për qind.

Zvogëlimi i neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 10.3 përqind, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 10 përqind dhe transport dhe deponim për 6 përqind.

Bruto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor në muajin shkurt të vitit 2019 ka qenë 35.901 denarë.