Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është bërë pjesë e talljeve të komikëve rusë Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus), me të cilët ka folur për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

Në bisedën e publikuar nga komikët rusë të cilët Zaevit i janë prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Zaev ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se prapa idesë së këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë qëndron Rusia, ndërsa thotë se ai është kundër kësaj ideje, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare të ndryshimit të territoreve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kam folur një orë me kryeministrin e Kosovës dhe ata kanë probleme jo vetëm me ushtrinë, por edhe me njohjen e Kosovës. Serbia ka qëllime të ndryshojë territorin, dëshiron të merr një pjesë nga Kosova dhe t’i jep një pjesë tjetër. Mendoj se Rusia qëndron prapa, pasi ata dëshirojnë të tregojnë praktikë ndërkombëtare dhe argumente për problemin me Ukrainën dhe zonën e Kaukazit. Kjo është shumë e keqe, ne jemi kundër kësaj, pasi nuk ka praktikë ndërkombëtare për ndryshim të territorëve. Tani Kosova ka probleme dhe unë po mundohem të ndihmoj në këto momente”, thotë Zaev duke folur për çështjen e Kosovës.

Pas bisedës komiku rus thotë se dëshiron të flas me kryeministrin e Kosovës dhe i kërkon Zaevit që t’i jep numrin për kontakt, ndërsa Zaev i thotë se numrin e Haradinajt do t’ia dërgojë përmes aplikacionit “whatsapp”.

Komedianët rus Vovan (Vlladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stolarov) kanë publikuar video në të cilën në emër të ish kryeministrit të Ukrainës, Petro Poroshenko flasin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Në bisedën, transmeton SHENJA, komedianët flasin se shkencëtarët ukrainas e kanë gjetur lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Madh, dhe kështu, i thotë “Poroshenko”, Zaevit se tani mund të quhet “Petro Makedonski”.

Ata i ofrojnë ndihmë Zaevit që të ndërmjetësojë për Kishën Maqedonase tek Patriarku Vartollomej.
Zaev me komendianët flet për politik të jashtme, marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, gjegjësisht me Rusinë, BE dhe NATO-në.
Në një nga bisedat ata e kyçin edhe “Sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg”.