Derisa disa ditë më parë kishte raportuar se ishte rrahur nga nga  dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Agron Mustafa  sot e ka dëshmuar këtë edhe përmes një video në profilin e tij në Facebook.

Në videon e postuar shihen personat që e kanë sulmuar drejtorin menaxhues të Telekomit të Kosovës.

“Ja si i ‘sulmova’ policët. Së pari u kërkoj falje prindërve, gruas, fëmijëve, motrave e vëllezërve si dhe gjithë familjes për videon e postuar. Pamjet e postuara janë vetëm për 18+.

Te nderuar:

Ministër i Punëve të Brendshme,

Ministër i Drejtësisë,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,

Unë nuk do të komentoj gjë, por po e lë në vlerësimin dhe komentimin tuaj e te publikut”, ka shkruar Mustafa.