Labinot Tahirit i kanë mbetur edhe disa muaj kur pritet që edhe zyrtarisht t’i futet garës për të parin e komunës së Ferizajt. Ndonëse gjatë ditës Labi merret me aktivitete politike, në mbrëmje mund ta shohim duke kënduar Live në qytete të ndryshme të vendit.

Një ‘befasi’ të madhe Labi mori në qytetin e Kaçanikut. Afro 1000 të pranishëm brohoritnin: Labi kryetar, Labi kryetar…

“Disa këtu po më thërrasin kryetar. Edhe 8 muaj kryetari i Ferizajt. Pas katër vitesh kryetar i Kosovës e më vonë do të bëhemi bashkë të gjithë”, është shprehur ai.

Ndërsa ai reagoi ashpër edhe ndaj zërave kritik për qytetin e Kaçanikut, shkruan Indeksonline

Jo rastësisht para dy vitesh e kam shkruar një shkrim për Kaçanikun. Kam shkruajtur, jo siç kanë shkruar disa për qytetin e juaj: “Çdo foshnje që ka lindur në Kaçanik është ditur se është lindur një hero”, ka thënë ai nw Bk-Club.

Shikojeni videon e plotë: