Një juri në Kaloforni, e ka shpërblyer një grua me më shumë se 70 milionë dollarë në padinë e saj ku akuzonte kompaninë Johnson & Johnson që prodhon pudra bebesh, se i ka shkaktuar asaj kancer.
Juria e ka përfunduar gjyqin ku paditësja Deborah Giannecchinni nga Kalifornia, ishte diagnostifikuar me kancer oavarian në vitin 2012, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Kompania e pudrave të bebeve, i ka mohuar akuzat dhe e ka injoruar totalisht gruan që vuante nga kanceri dhe që e akuzonte kompaninë se i ndodhi për shkak të produktit të tyre.
Kompania pas vendimit të gjykatës, ka reaguar duke thënë se do të apelojnë vendimin, për shkak se ata janë të udhëhequr nga shkenca e cila e garanton sigurinë e pudrës Johnson Baby.