Ejup Berisha

Sa i përket ndodhive të fundit në Partinë politike shqiptare qeveritare BDI, në kontekst të kalimit të njëqinditshit të parë dhe tendencave për të dhënë vlersim mbi punët dhe aktivitetet e dy protagonistëve kryesor në pushtetin egzekutiv më konkretisht për Artan Grubin i cili aktualisht ndodhet në postin e zv/Kryeministrit të parë dhe të Ministrit për sistem politik dhe të mardhënieve mes bashkësive etnike si dhe Bujar Osmanit Ministrit të punëve të jashtme nevojitet qasje më tolerante. Nëse opozita (ndoshta me të drejtë), nuk po tregon tolerancë, më tolerant duhet të tregohen bashkëpartiakët e tyre. Sa i përket tendencave që puna e tyre në tre mujorin e parë të qëndrimit të tyre në postet e sipërpërmendura në Qeveri apo më konkretisht pozicionet dhe rolet e tyre të vlersohen me notë negative nga disa struktura të partisë së tyre amë konsideroj, se ato janë tepër të ngutshme për momentin. Njëqind ditëshi i parë, në rrethanat e pavolitshme politike të brendëshme dhe të jashtme, si dhe në kontekst të situatës së rëndë e të pavolitshme të krijuar nga Kovid, ku dukshëm janë rënduar jo vetëmse shëndeti i njerëzve por është çrregulluar edhe rrjedha normale e jetës është e palogjikshme të jepen vlersime negative për rolin e Artan Grubit dhe të Bujar Osmanit në Qeveri. Dorën në zemër është vështirë të jepet edhe ndonjë vlerësim pozitiv për punën e tyre, sepse gjendemi në situatë të shkaktuara nga rrethana që (edhe po të duan) nuk varen nga ata të dy dhe që nuk u kanë lënë hapësirë të dëshmohen si të aftë, ose të pa aftë. Veçanërisht rrethanat që ka shkaktuar pandemia, e që kanë ndikuar në të gjitha segmentet e jetesës, e jo vetëm të qeverisjes. Fundja, Qeveria është organ kolektiv dhe nëse ajo eventualisht merr vlersime të pavolitshme dhe negative për njëqind ditëshin e funksionimit, atëherë përgjegjsia për këto vlersime negative mund të bie mbi të gjithë anatarët e Qeverisë, e jo direkt vetëm mbi dy protagonistët kryesor për të cilët unë po flas që në fillim të këtij shkrimi. Prandaj do të theksoj se nuk e ndaj mendimin me disa individ apo dhe me qarqe të caktuara në BDI që duan prej tani në punën e Artan Grubit dhe të Bujar Osmanit të gjejnë mangësi, dobësi apo dhe lëshime. Njëqinditëshi është periudha ku shum pak mund të bëj jo vetëmse Qeveria si organ kolektiv por edhe çdo anëtar i i saj, dhe kjo të mund të shfrytëzohet si pretekst apo dhe shkas që ndaj anëtarëve të caktuar të Qeverisë të ngritet ndonjë nismë konkrete për bartje të përgjegjsisë eventuale më duket paksa e hershme. Askush nuk mund ta mohojë kontributin e Izet Mexhitit për BDI-në, por shikuar nga jashtë strukturës së kësaj partie, ai në këtë fazë më tepër më duket si kuadër që duhet të jetë bashkë me Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, e jo kundër tyre. Aq më tepër kur Grubi ende nuk ka pasur hapësirë të dëshmojë përparësitë eventuale që i posedon. Është e vërtetë se me praqitjet e tij krijon përshtypje që është arrogant dhe prepotent, mirëpo ndonjëherë përshtypja nga paraqitja e një personaliteti në opinion mund të jetë e gabuar. Unë nuk kam punuar e as nuk kam bashkëpunuar ndonjëherë me të, por kam pasur rastin të bisedoj me disa persona që bashkëpunojnë. Të gjithë më kanë thënë se në funksionimin e përditshëm tek Grubi nuk vërehen fare këto tipare që ia mvesh një pjesë e madhe e opinionit. Pastaj, pa marë parasysh përshtypjen negative që len në opinion, Grubi nuk mund të akuzohet se është i korruptuar, kurse akuzat e opinionit për funksionarë të korruptuar kanë qenë një bazë mjaft e rëndë për BDI-në. Duhet ti jepet kohë të dëshmojë edhe aftësinë për të krijuar raporte direkte, pa përkthyes, me ndërkombëtarët, diçka që poashtu ka qenë dhe është mangësi e shumë funksionarëve të BDI-së. Po e përseris se në këto rrethana, njëqind ditëshi është periudhë tepër e shkurtër për të dhënë ndonjë vlersim të duhur dhe meritor për atë se athua vallë dikush prej anëtarëve të Qeverisë duhet ta vazhdojë qëndrimin e tij në postin qeveritar apo jo. Në shtetet me demokraci të përparuar dhe të etabluar mirë është praktikë që mandati i parë në fillim të perceptohet si mundësi për ta provuar një kuadro apo dhe një individ në një post të caktuar politik e jo si mundësi apo dhe tentim për ta vlersuar apo dhe eventualisht për të kërkuar shkarkimin dhe largimin eventual të tij nga detyra. Prandaj mendoj se të gjitha strukturat partiake në BDI por edhe qytetarët shqiptar që jetojnë në RMV duhet tu japin përkrahje të nevojshme dhe të parezervë dy antarëve shqiptar që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv që të vazhdojnë me punët dhe aktivitetet e tyre të filluara në Qeveri pasiqë Artan Grubi dhe Bujar Osmani janë kuadro që me përgatitjen e tyre personale e profesionale premtojnë shumë. Ata njëherit mund të jenë edhe bartësit e ndryshimeve pozitive dhe reformave të domosdoshme jo vetëmse brenda BDI-së por edhe në organin më të lartë ekzekutiv Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.