“Duam bukë”, “Tetova e ndotur, punëtorët pa punë”, “Edhe pa “Jugohromin” Tetova është vendi më i ndotur në Evropë”, “A mendoni ndonjëherë për popullin”, këto janë vetëm disa nga thirrjet e punëtorëve të kombinatit “Jugohrom”, të cilët sot kanë bllokuar udhëkryqin përballë pallatit gjyqësor në Shkup, kundër fikjes së furrave të “Jugohromit”.

Bllokada e rrugëve ka filluar në ora 12.

Pas orës 13, punonjësit do të nisen drejt Inspektoratit të Ministrisë së Ambientit Jetësor, ku do të dorëzojnë letër proteste kundër fikjes së paarsyeshme të furrave të “Jugohromit”.

Para 12 ditëve, të punësuarit në “Jugohrom” bllokuan autostradën Tetovë- Shkup, te pika e pagesës në Zhelinë. Ata kërkonin tërheqjen e vendimit të Inspektoratit të Ambientit Jetësor për fikjen e furrave të “Jugohromit”, marrjen e statusit të punëtorëve derisa të mos riaktivizohet fabrika dhe përshpejtimin e vendosjes së filtrave të kombinatit.

294392

294390