Punëtorët e Koçanit protestuan derisa Han ishte në BE-Infoqendër

Rreth 100 persona sot janë mbledhur për të protestuar përpara selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, derisa brenda objektit ndodheshte eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, i cili sot po mban takime me partitë politike.

Përpara BE-Infoqendrës kanë protestuar punëtorët e ndërmarrjeve të të arratisurit Sead Kooçan, i cili dyshohet nga Prokuroria Speciale për krim financiar prej 17 milionë euro, “Transmet” dhe të Televizionit “Nova”, por edhe përkrahës të iniciativës së eksponentëve të VMRO-DPMNE-së “Për Maqedoni të përbashkët”.

Komunikacioni në bulevardin përpara BE-Infoqendër është bllokuar.

Në rrugë janë parkuar disa kamionë të “Transmetit”, të cilët më pas janë larguar. Përpara BE-Infoqendrës ka numër të vogël të njësive speciale, por pa pajisje të veçantë për mbrojtje.

Protestuesit kanë bërtitur “Ua” dhe “Maqedonia” dhe e kënduan këngën “Një mendim kemi”.