“Nëse parashtron pyetje, asnjëherë nuk do të marrësh intervistë”, tha një i punësuar në Ministrinë për Punë të Jashtme, në konferencën për shtyp të Nikolla Dimitrov dhe ndërmjetësit Matthew Nimetz.

Me këto fjalë Jane Llazevski nga MPJ është munduar të heshtë gazetarin nga Tv21 dhe të mos i lejojë të parashtrojë pyetje në konferencën për shtyp, pas takimit mes Dimitrov dhe Nimetz. Por gazetari e parashtroi pyetjen dhe për të marrë fjalën, u dakordua edhe ndërmjetësi Nimetz, duke kërkuar qetësi për të dëgjuar pyetjen që parashtrohet.

Gazetari i Tv21 filloi të parashtrojë pyetjen pa mikrofon, ndërsa gjatë kësaj kohe, ai u paralajmërua nga ana e Llazevskit që të mos e përfundojë fjalinë.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, punonjës tjerë të MPJ-së e kanë kërcënuar gazetarin me marrjen e akreditimit dhe me dërgim të vërejtjes në redaksinë e televizionit ku ai punon./Telegraf