Sot në ora 11:00, punëtorët e Filarmonisë së Maqedonisë do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, e cila, siç thonë nga atje, ende nuk ka dalë me zgjidhje për problemin e lindur me vendimin që “NU Xhaz Orkestra” të zhvendoset në ndërtesën e Filarmonisë.

“Institucioni ynë në periudhën e kaluar vazhdon të jetë cak i dezinformatave në opinion, por edhe i pengesave nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila bllokoi edhe xhirollogarinë e vetë Filarmonisë, e cila në mënyrë direkte u bën presion shtesë punonjësve, si dhe ndaj punën e institucionit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kërkojnë që të gjendet sa më parë zgjidhja e problemit, siç thonë ata, të tejkalohet nga kjo “situatë surreale në të cilën janë vendosur.