Presidenti rus ka akuzuar kundërshtarët e homologut të tij amerikan Donald Trump se po dëmtojnë SHBA-të duke “shpikur histori” rreth kontakteve me Rusinë.

Në konferencën e tij vjetore, Vladimir Putin tha se kontaktet midis ekipit  të Trump dhe zyrtarëve rusë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në vitin e kaluar ishin normale.

Ai tha se opozita amerikane nuk  ka treguar respekt për ata që e zgjodhën Trumpin.

Fushata e Trump është duke u hetuar për bashkëpunim me Rusinë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në favor të Trump, por Putin mohon akuzat, transmeton KosovaPress.

“Të gjithë këto janë shpikje nga kundërshtarët e Trump, të cilët mundohen që ta  quajnë punën e tij si jolegjitime”, tha Putin, kur u pyet për hetimin.

Ai shtoi se Trump ka merita për disa  ‘të arritura serioze”, porse nuk ka qenë në gjendje të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.