Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Kosovën për ndërmarrjen e “disa provokimeve”.

Gjatë një konference për media pas takimit që pati në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Putini ka akuzuar Kosovën për krijimin e Ushtrisë, duke thënë se ka ngritur tensionet dhe është veprim që mund të destabilizojë rajonin.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të krijuar usshtrinë ishte ileegal, raporton Reuters.