Ludmila Putin ishte gruaja e Vladimir Putinit për tre dekada. Ata u takuan në Leningrad, dhe u martuan në vitin 1983 për t’u zhvendosur  në Gjermaninë Lindore, ku burri i saj ishte një spiun i KGB-së, shkruan “Washtington Post”.

Kur Perdja e Hekurt u shpërbë ata u kthyen në Rusi, ku Vladimir Putin nisi udhëtimin e shquar për t’u bërë personi më i fuqishëm në vend.

Por gjatë udhëheqjes së Putinit në Moskë, Ludmila është parë gjithnjë e më pak në publik. Thashethemet egra në shtypin rus sugjeruan se Putin e kishte mbyllur në një manastir, shkruan ‘Syri.net’. Në qershor të vitit 2013, çifti mori pjesë në një shfaqe baleti ku njoftuan gazetarët se do të divorcoheshin.

Që atëherë, rusët kanë dëgjuar pak për Ludmilan. Sekretari i shtypit të Putinit ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth jetës së saj, ndërsa biografia e Presidentit të Rusisë ka fshirë të gjithë përmendjen e saj.

Tani, gati katër vjet më vonë, më në fund janë bërë publike detaje nga jetën e re Ludmilas, shkruan ‘Syri.net’. Dhe në vend që të “qëndronte e mbyllur manastir të largët”, ish-gruaja e Putinit planifikon të blejë një vilë super- luksoze në Francë, me një partner 20 vjet më të vogël se ajo.

Këto detaje të reja të ofrojnë jo vetëm një paraqitje e shkurtër të botës tejet private të familjes së Putinit, por konfirmojnë edhe raportet e pasurisë  që presidenti rus dhe njerëzit rrotull tij thuhet se kanë fituar gjatë viteve të fundit.