Nuk ndalet Rusia. Ka kërcënuar me lufte edhe dy shtete të tjera Evropiane, Finlandën dhe Suedinë, raporton BBC.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse,Maria Zakharova, ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.
Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga dy vendet do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.