Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, ka krahasuar Krimenë me Kosovën, duke thënë se po luhet me standard të dyfishtë dhe vendet perëndimore në njërën anë kur bëhet fjalë për Kosovën thonë se duhet dëgjuar vullneti i popullit, kurse për Krimenë nuk e dëgjojnë atë vullnet, njofton Klan Kosova.
Putin, këto komente i ka bërë në një intervistë të gjatë për Bloomberg.
“Perëndimi nuk do ta shohë se në Krime vullneti i popullit – që është 70 për qind i nacionalitetit rus – është që të bashkohet me Rusinë. Disa thjesht mundohen të mos e shohin këtë”, ka thënë Putin.
“Ndërsa në Kosovë mund të merret parasysh vullneti i popullit, në Krime jo. Kjo është tërësisht lojë politike. Megjithatë mund të them se Rusia ka shtyrë përpara dhe e ka në planë të shtyjë përpara vetëm politika paqësore dhe drejt bashkëpunimit”.
Putin ka siguruar edhe një herë se ai nuk e ka ndërmend të marrë territore të reja, sepse, siç ka thënë ai, më as nuk i nevojiten Rusisë.
“Më ka marrë nëntë orë për të shkuar me avion në Vladivostok nga Moska. Kjo i bie diçka më pak se të udhëtojë nga Moska në New York, duke kaluar kështu nëpër të gjitha vendet e Europës Perëndimore dhe mbi Oqeanin Atlantik. Mendoni ju se na nevojitet diçka zgjerimi?”.