Presidenti i Rusisë, Vladimri Putin vlerësoi se mospërvoja politike e kolegut të tij amerikan Donald Tramp nuk paraqet mungesë por avantazh për shkak se ka pikëvështrim të freskët ndaj botës.

Putini në takimin me redaktorët e mediave udhëheqëse botërore deklaroi se Rusia është e inkurajuar nga deklaratat e Trampit gjatë fushatës së tij, në të cilat ai ka shprehur keqardhje për shkak se raportet amerikano-ruse janë në nivelin më të ulët dhe premtoi se do të punojë në përmirësimin e tyre.

“Moska shpreson se do të arrijë të themelojë dialog konstruktiv me administratën e Trampit. Rusia di që të jetë e durueshme”, theksoi Putin.

Duke e përshkruar Trampin si “të drejtpërdrejt dhe të sinqertë”, Putin theksoi se përvoja e pamjaftueshme politike nuk është mungesë por avantazh për shkak se ka pikëpamje të re kundrejt politikës.